Valencia 1-1 Barcelona

Sevilla humbet në shtëpi dhe shkarkon trajnerin, Bilbao mund Atl. Madridin! Valencia dhe Barcelona 1-1

16 Dhjetor 2023, 22:59| Përditesimi: 16 Dhjetor 2023, 23:00

  • Share

La Liga e futbollit në Spanjë zhvilloi këtë të shtunë katër nga ndeshjet e javës së 17-të. Celta Vigo mundi 1-0 Granadan dhe e fundosi në fundin e renditjes. Athletic Bilbao mundi 2-0 Atletico Madridin me golat e Guruzetas dhe Uilliams në pjesën e dytë dhe i afrohet në renditjes.

 Në "Sanchez Pizjuan", Sevilla u mund 0-3 nga Getafe, me vendasit që pas ndeshjes shkarkuan trajnerin Diego Alonso. Vendimi erdhi mbrëmjen e së shtunës pas humbjes në shtëpi. Klubi andaluzian e bëri zyrtar vendimin në një deklaratë të shkurtër pak pas përfundimit të ndeshjes. Nën drejtimin e uruguajanit, Sevilla nuk fitoi në tetë ndeshje në La Liga, ndërsa humbi të katër ndeshjet në Champions League, duke përfunduar në fund të grupit. Alonso mbërriti në tetor për të zëvendësuar Jose Mendilibar, i cili e udhëhoqi skuadrën drejt titullit të Europa League sezonin e kaluar. Mayoral, Mata dhe Greenuood shënuan për madrilenët e vegjël.

Në darkë, Valencia dhe Barcelona barazuan 1-1 në "Mestalla". Guillamon te vendasit dhe Joao Felix te miqtë ishin autorët e golave. Me këtë barazim Barça mbetet në kuotën e 35 pikëve për vendin e tretë.

La Liga, java e 17-të:

Celta Vigo 1-0 Granada (Larsen 20')

Ahletic Bilbao 2-0 Atletico Madrid (Guruzeta 51', Uilliams 64')

Sevilla 0-3 Getafe (Mayoral 5', Mata 37', Greenuood 80')

Valencia 1-1 Barcelona (Guillamon 70' / Joao Felix 55')

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?