Trevoh Chalobah

S'është vetëm Bonucci, Mourinho kërkon edhe mbrojtësin e Chelseas

26 Dhjetor 2023, 14:42| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 15:00

  • Share

Roma është duke lëvizur në merkato. Me janarin në prag dhe hapjen e merkatos së dimrit, skuadra që drejtohet nga Jose Mourinho kërkon Leonardo Bonuccin nga Union Berlini dhe Trevoh Chalobah nga Chelsea.

Burime nga Anglia thonë se Roma po punon për nënshkrimin e mbrojtësit të Chelseat, Trevoh Chalobah, me kërkesë të Jose Mourinhos. Sipas The Mirror, Mourinho e ka identifikuar Chalobah si zëvendësuesin e tij të preferuar të Evan Ndicka, i cili do të bashkohet me kombëtaren e Bregut të Fildishtë për Kupën e Afrikës në janar.

Media në fjalë pretendon se përfaqësuesit e Romës janë takuar tashmë me Chelsean për të zhvilluar diskutime paraprake për kalimin e Chalobah në janar. Në muajt e fundit, Chalobah është lënë jashtë zgjedhjes së parë nga Mauricio Pochettino dhe është i etur për të ndryshuar ambientin sa më shpejt të jetë e mundur.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?