Foto ilustruese

Kronikë

Sërish temperatura të larta, si parashikohet moti për ditën e sotme

2 Gusht 2021, 07:51| Përditesimi: 2 Gusht 2021, 07:53

  • Share

Diell dhe temperatura relativisht të larta do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë duke filluar nga orët e para të ditës, sipas MeteoAlb. Këto kushte atmosferike mbeten deri orët e vona të pasdites kur në veri-verilindje dhe juglindor shfaqen vranësira të lehta. Edhe orët e natës mbeten me mot të kthjellët.

Temperaturat e ajrit rriten me 2 gradë gjatë mëngjesit por rënie të lehtë sjellë mesdita duke u luhatur nga  19°C deri në 38-39°C.

Era do fryjë mesatare paradite por forcohet pasdite duke arritur shpejtësi mbi 45 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa: Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta, si pasojë e masave ajrore nga veriu i afrikës. Konkretisht me diell do të jetë: Europa Jugore dhe perëndimore. Ndërsa Qëndra, Veriu dhe lindja e Kontinentit Europian mbeten me vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë zhvillohen duke sjellë rrebeshe shiu .

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?