Makinat e demtuara

Sërish tensione? Shpërthim në Veri të Mitrovicës, pranë stacionit të policisë! Dëmtohet një automjet dhe disa kamera të sigurisë

6 Maj 2023, 09:38| Përditesimi: 6 Maj 2023, 12:53

  • Share

Një shpërthim ka ndodhur në Mitrovicën Veriore. Shpërthimi ka ndodhur afër stacionit të Policisë në Veri, raportojnë mediat e Kosovës.

Burimet e Sinjalit nga Veriu bëjnë të ditur se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një automjet privat si dhe disa kamera të sigurisë të cilat monitorohen nga Policia.

Deri tani, janë çmontuar 18 kamera ilegale që kishin funksionuar deri tash në Shtërpcë.

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka thënë se “Lidhur me këtë aksion, persona të arrestuar për momentin ende nuk ka. Prokuroria Themelore në Ferizaj, do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni”.

Me materialet që janë incizuar nga këto kamera, momentalisht po merret Agjencia për Informim dhe Privatësi.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?