Foto ilustruese

Sërish temperatura përvëluese, sot termometri pritet të arrijë deri në 40 gradë celsius

16 Korrik 2023, 07:08| Përditesimi: 16 Korrik 2023, 08:13

  • Share

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në relievet malore pasdite. Temperaturat minimale do të luhaten 15-25 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rritje 33 -37°C në veri, 35-40°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.

Era do të jetë me drejtim Veri- Perëndim me shpejtësi 8 -15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 - 4 ballë në det të hapur.

Javën tjetër pritet që të jetë një javë edhe më e nxehtë. Temperaturat do të shkojnë deri në 39 gradë Celcius.

Ndryshe nga Shqipëria vendet e Evropës duket se nuk do të jenë me të njëjtin fat. Në pjesë të Spanjës, Francës, Greqisë, Kroacisë dhe Turqisë, temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë Celcius

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?