Foto ilustruese

Kronikë

Sërish të arrestuar për kultivim kanabisi në Skrapar, prangoset 36-vjeçari! Nis hetimi për kreun e njësisë administrative

12 Gusht 2021, 09:32| Përditesimi: 12 Gusht 2021, 10:04

  • Share

SKRAPAR-Në zonën e Skraparit është zbuluar një tjetër rast kultivimi dhe trafikimi kanabisi. Një 36-vjeçar, Lulzim Shallari, është vënë në pranga pasi i janë gjetur 100 fidanë narkotikë cannabis sativa të kultivuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Grevë.

Policia njofton se ka nisur hetimi edhe për F. Sh., 65 vjeç, administrator i Njësisë Administrative Zhep, i cili akuzohet për "Shpërdorim detyre”. 

"Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar fidanë narkotikë cannabis sativa të kultivuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Grevë, Skrapar. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan shtetasin L. Sh., 36 vjeç, banues në fshatin Grevë, Skrapar, i dyshuar për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike". Gjatë kontrollit në  banesën e këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua një dorezë metalike", thuhet ndër të tjera  në njoftimin e policisë së Skraparit.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?