Mjetet piroteknike që iu hodhën policisë

Sërish shpërthime në veri të Kosovës, shënjestër policia! Sulmi ndodhi afër veturës së Policisë në Jarinje, dyshohet se mjetet u hodhën nga territori i Serbisë

16 Prill 2022, 10:09| Përditesimi: 16 Prill 2022, 11:18

  • Share

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e para të mëngjesit kanë ndodhur dy shpërthime në Sharpej të Jarinjës. Shpërthimet kanë ndodhur afër veturës së policisë në një postbllok. Dyshimet janë se mjetet piroteknike janë hedhur nga territori i Serbisë. Nga këto shpërthime s’ka të lënduar e as dëme materiale.

“Nga shikimi i vendit të ngjarjes është vërejtur se në xhamin e veturës policore ka mbetur një copë letre (dyshohet mbështjellës i mjeteve piroteknike). Ngjarja ka ndodhur në një pjesë që është afër territorit të Serbisë dhe dyshimi i bazuar është se këto mjete janë hedhur nga territori i Serbisë. Policia ka qenë duke monitoruar një rrugë ilegale të mbyllur kohë më parë dhe e cila përdorej për kontrabandë të mallrave. Nga ky rast, nuk ka persona të lënduar as dëme materiale. Policia është duke e trajtuar rastin dhe do të vazhdojë aktivitete operative për të parandaluar aktet kriminale trans-kufitare në atë zonë dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë”, thuhet në komunikatë.

Ky është sulmi i pestë ndaj policisë brenda katër ditësh. Në një konferencë të përbashkët me Drejtorin e Policisë, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla njoftoi dje se zyrtarët kufitarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar në veri të vendit, derisa po bënin ndërrimin.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?