Kosova & Rajoni

Sërish shifra të larta në Greqi/ 4,307 raste të reja me COVID dhe 52 viktima në 24 orët e fundit

7 Nëntor 2021, 16:51| Përditesimi: 7 Nëntor 2021, 16:58

  • Share

4,307 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit në Greqi.

Fatkeqësisht, 52 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit.

Që prej fillimit të pandemisë deri më sot, janë shënuar gjithësej 16,295 viktima nga COVID.

Nga institucionet shëndetësore, raportohet se në Repartet e Kujdesit Intensiv ndodhen 470 pacientë të intubuar.

Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç. 81,5 për qind kanë sëmundje bashkëshoqëruese.

Kujtojmë se shifrat e COVID-it ditët e fundit kanë qenë alarmante, duke kapur edhe mbi 7 mijë raste të reja në 24 orë. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?