Spitali infektiv

Sërish shifra të larta infektimesh! 271 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

23 Qershor 2022, 16:21| Përditesimi: 23 Qershor 2022, 16:34

  • Share

Vazhdojnë të jenë të larta shifrat e infektimeve nga COVID-19 krahasuar me disa javë më parë, gjatë 24 orëve e fundit janë shënuar 271 raste të reja.

Ndryshe nga një ditë më parë ku u regjistruan 277 raste, sot ka pasur një ulje vetëm prej 6 raste infektimesh.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë vazhdon me apelin për të gjithë qytetarët që të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid sidomos në periudhën e këtij sezoni veror.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1035 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 271 qytetarë, në këto bashki:

183 në Tiranë, nga 9 qytetarë në Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, 8 në Sarandë, 7 në Berat, 5 në Krujë, nga 4 qytetarë Himarë, Elbasan, nga 3 qytetarë në Durrës, Patos, Lushnje, nga 2 qytetarë në Shkodër, Divjakë, Përmet, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Tropojë, Mirditë, Selenicë, Korçë, Kolonjë, Kuçovë, Gramsh. Janë 1,243 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë, gjithashtu janë shëruar 73 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,471 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Qershor 2022)

Raste të reja ditore         271

Të shëruar në 24 orë       73

Të shtruar në spitale         8

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 1035

Testime totale               1,841,267

Raste pozitive                  278,211

Raste të shëruara             273,471

Raste Aktive                         1,243

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                929

Fier                       86

Vlorë                     72

Durrës                  33

Lezhë                    26

Gjirokastër           22

Korçë                    20

Elbasan                 18

Berat                     18

Shkodër                13

Dibër                        4

Kukës                    2

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?