VIDEO/ Sërish sherr mes adoleshentëve! 2 vajza rrihen në mes të rrugës, kapen për flokësh e godasin njëra-tjetrën! Bashkëmoshatarët i filmojnë

28 Shkurt 2023, 08:44| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 09:04

  • Share

Një tjetër rast i rëndë i adoleshentëve që rrihen në mes të rrugës sikur të kishin inatet më të mëdha janë publikuar në rrjete sociale. Këto pamje aspak të hijshme tregojnë 2 vajza që sipas mediave, studiojnë në klasën e gjashtë të shkollës “Ibrahim Basha” në Bathore. 

Teksa kapen për flokësh me njëra-tjetrën, bashkëmoshatarët e tyre që duhet të nxitonin për t’i ndarë dhe për t’i thënë se nuk është zgjidhja e duhur për të zgjidhur një keqkuptim, e shijonin pamjen skandaloze sikur të ishte spektakël. E gjitha kjo shkaktohet nga efekti i aplikacioneve që përdoren nga të rinjtë, Tik Tok dhe Snapchat. 

Vetëm pak çaste pak sherrit, një djalë u fut mes vajzave për t'i dhënë fund goditjeve. Pamjet e shpërndara janë shoqëruar me një këngë të reperave shqiptarë që flasin për "plumba" e "thyerje hunde", të cilat po i dëgjojnë në masë të gjerë edhe nxënësit e shkollave 9-vjeçare.

Ajo çka është më e rëndë është se adoleshentët, të cilët duhet t’i shihnim duke luajtur me njëri-tjetrin, duke folur për ëndrrat e tyre dhe asaj cfarë duan të bëhen kur të rriten, po i shohim në rrjete sociale që dhunojnë njëri-tjetrin. 

Disa ditë më parë, disa nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” po ashtu u përfshinë në një sherr të tillë. Mbetet e paqartë arsyeja përse vajza kaq të vogla në moshë arrijnë që të konfliktohen në këtë mënyrë me njëra-tjetrën.  

Komento

Komente

  • Lala: 01/03/2023 20:52

    Se ka dahin shkolla e ka prindi QE skerko llogari.qe i le me cel ne for e Jo me libra.qe nuk interesohem ne shkoll Si qysh tek.pastaj dalim te mesuesit QE skan shanc te kerkojne llogarit se pezullojn per dhune.smth vk

    Përgjigju
  • Iris: 01/03/2023 01:56

    Mendoni se e kane fajin koha e sotme,rrjetet sociale,muzika,etj ?! Kur kam qene ne 8-vjecare,nje grup djemsh keqtrajtuan nje vajze ne shkollen tone.Nuk e di si u zbulua,por nje dite te bukur ajo erdhi e shoqeruar nga mesuesja kujdestare e klases dhe piketoi dy djem nga klasa jone,te tjeret duhet te kene qene nga klasa te tjera.Nuk e di nese keqtrajtimi vazhdoi me pas dhe cfare mase morren keta djem,por mund te them qe ishte koha e Xhaxhit,s'kishte video,rrjete sociale,apo muzike rep qe te thuash i nxisnin.Dhe meqe ra fjala,njeri nga keta dy djem sot eshte drejtor i nje institucioni shume te rendesishem i permendur nga media.

    Përgjigju
  • Shpiksi Rilindas: 28/02/2023 21:06

    Muabeti u pordh qe me ardhjen ministre arsimi te asaj budallackes nga Kosova dhe vijon me shushken hundshtypur Kushi-askushi,se mos vetem arsimi ne cdo institucion ke dy tre patronazhista qe bejn cubin dhe urrejtja ka aritur kulmin s,din nga tja mbajn njerzit e shkret se dhe ne kurbet kollaj nuk eshte

    Përgjigju
  • Erik: 28/02/2023 09:06

    Shume e frikshme si po rritet ky brezi i sotem. Mes dhunes, krimit, bullizmit, drograve, prostitucionit.

    Përgjigju
    • sokoli: 28/02/2023 10:24

      ti ke shkruar realitetin ky është brezi që risim për të ardhur keq ligjvënësit shqiptar nuk i shohin si shqetësim apo degradimin e rinisë shqiptare duhet një ligj të ndalohen kenge me përmbajtje dhune vrasje me armë ne dor shfaqet e vrasjes në tv rjetet sociale kurdo që hap tv nuk dëgjohet gjë tjetër vrasje drogë vjedhje aksident me gjithë këto si mund të kemi një brez të edukuar.....

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?