Korça dhe Kruja mbulohen nga dëbora në pranverë! S’ka probleme në akset nacionale dhe turistike

16 Mars 2023, 08:07| Përditesimi: 16 Mars 2023, 12:40

  • Share

Kanë kaluar 2 ditë nga festimet për Ditën e Verës, ndërsa në qarkun e Korçës ka pasur reshje dëbore gjatë natës. Edhe Malësia e Krujës është mbuluar nga petku i dëborës.

Në Korçë, temperaturat kanë mbërritur në vlerat -2 gradë deri në +1 gradë.

Në rrugën e Dardhës, trashësia ka mbërritur nga 5-10 cm ndërsa në segmentin rrugor Qafa e Qarrit, aksi Korcë-Ersekë, reshjet kanë arritur nga 3-7 cm.

Në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka probleme dimërore në rrugë. Moti është i vrenjtur me parashikime për reshje shiu.

Ora 08:32
VIDEO/Ulen temperaturat, edhe Malësia e Krujës mbulohet nga petku i dëborës

 

Ulja e ndjeshme e temperaturës në rrethin e Krujës gjatë 24 orëve të fundit ka bërë që gjatë natës Malësia e Krujës të mbulohet nga petku i dëborës. Deri në këto momente nuk raportohen probleme apo bllokime rrugësh.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?