Gianluca Grignani

Sërish probleme teknike në festivalin e Sanremos! Këngëtari ndërpret performancën, nuk dëgjonte veten në kufje

9 Shkurt 2023, 21:48| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 21:50

  • Share

Problemet teknike janë rikthyer në mbrëmjen e tretë të Festivalit të Sanremos. Këngëtari Gianluca Grignani u detyrua të ndërpriste performancën e tij sepse nuk arrinte ta dëgjonte veten në kufje, pikërisht siç i ndodhi këngëtari Blanco.

Ndërkohë, artistët kanë bërë gjeste nga më të ndryshmet. Grignani doli duke i hedhur lule publikut ndërsa Paola dhe Chiara përshëndetën në gjuhën e shenjave. Në mbrëmjen e tretë të festivalit të Sanremos, nuk mbeti jashtë vëmendjes kompozitori amerikan Burt Bacharach që u nda nga jeta në moshën 94-vjecare.

Mbrëmjen e sotme të 28 artistët do të performojnë këngët e tyre live për herë të dytë. 

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?