Sërish pa maska në rrugë, policia gjobit 619 qytetarë, shoqëron 9 persona në komisariat

5 Nëntor 2020, 15:48| Përditesimi: 5 Nëntor 2020, 15:54

  • Share

Qytetarët sërish vijojnë që të mos sensibilizohen për mbajtjen e maskave pavarësisht shtimit të personave infektuar me COVID.

Ndërkohë policia vijon sërish kontrollin në të gjithë territorin ku në 24 orët e fundit gjobitën 619 qytetarë të cilët janë konstatuar pa maska në rrugë.

Qytetarët u gjobitën me 3000 lekë, tarifë e cila do të shtohet në faturën e energjisë elektrike.

Gjatë kontrollit të policisë ka patur dhe nga ata të "pabindur" të cilët refuzuan të tregonin mjetet e identifikimit apo të cilat nuk i kishin.

Për pasojë policia ka shoqëruar 9 persona në komisariat të cilët pas identifikimit i ka gjobitur dhe i ka lënë të lirë.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?