VIDEO/ Sërish gol, Manaj shënon me ritëm të frikshëm! Barazon Icardin në Superligën turke

25 Shkurt, 13:58| Përditesimi: 26 Shkurt, 12:59

  • Share

Rei Manaj i këtij sezoni është i papërmbajtshëm. 27-vjeçari ka gjetur sërish këtë fundjavë rrugën e rrjetës në fitoren 4-1 që Sivaspori mori kundër Pendikspor në Superligën turke.

Manaj realizoi golin e tretë të ndeshjes për ekipin e tij, por inkursioni bëri shumë përshtypje. Sulmuesi mori një top në mesin e fushës dhe pasi kaloi mbrojtësin sikur të mos ekzistonte, ekzekutoi me përpikmëri para portës. Ky gol për Manajn ishte i 14 në kampionat, duke barazuar Icardin e Galatasarayn në listën për golashënues.

Sakaq në të gjithë sezonin, duke përfshirë edhe Kupën e Turqisë, Manaj ka realizuar 18 herë këtë sezon.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?