Sërish drogë e armë në Lazarat, kapen dy persona që po kultivonin lëndë narkotike (VIDEO)

19 Gusht 2020, 16:18| Përditesimi: 20 Gusht 2020, 09:19

  • Share

GJIROKASTËR- Dy persona në Lazarat janë arrestuar pasi po kultivonin lëndë narkotike.

Policia ka sekuestruar 15 bimë narkotike, 1 kg drogë, disa gramë çokollatë droge dhe municione.

Burime për "Report Tv" bëjnë me dije se është arrestuar Shkëlçim Basha dhe Rudolf Basha. 

"Finalizohet operacioni policor i koduar "Sopoti". Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

Sekuestrohen armë, municione dhe lëndë narkotike. Vihet në pranga autori. Strukturat e DVP  Gjirokastër në vijim të punës së pandërprerë për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin, evidentimin  dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje  si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në lagjen "Përroi Selime",  Lazarat, një shtetas dispononte armë zjarri, lëndë narkotike organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Sopoti".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. B., 54 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit SH. B.,  në një vend të përshtatur në bodrumin e shtëpisë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë, 4 krëhëra, 900 fishekë, një sasi prej 15.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva (në trajtë pluhuri dhe mbetje bimore) të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar u konstatuan dhe disa bimë të kultivuara në oborrin e banesës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike", njofton policia. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?