Vatra të reja infeksioni në Europë! Ekspertët paralajmërojnë valën e dytë Covid dhe rikthimin në karantinë (VIDEO)

24 Qershor 2020, 09:34| Përditesimi: 24 Qershor 2020, 14:37

  • Share

Ndërsa shumë shtete janë duke lehësuar masat kufizuese të vendosura për të frenuar pandeminë nga koronavirusi, në Europë janë shfaqur vatra të reja shpërthimi të infeksionit. Ekspertët e shëndetësisë janë para dilemës nëse do të ketë valë të dytë të pandemisë dhe a mos po shkojmë sërish drejt karantinës?

Në Gjermani, rreth 7000 banorë në krahinën e Guetersloh do t'i nënshtrohet përsëri masave të bllokimit dhe izolimit deri në 30 qershor për shkak të shpërthimit të një vatre të re infeksionesh në një fabrikë të përpunimit të mishit.

Në Angli dhe Austri, në shumë aktivitete prodhuese janë indetifikuar raste të shumta pozitivë.

Shkencëtarët më të njohur në Mbretërinë e Bashkuar kanë shkruar një letër të hapur drejtuar krerëve të partive politike duke kërkuar një pasqyrë të plotë të gjendjes  dhe kanë paralajmëruar se vala e dytë e pandemisë është një rrezik real

Sipas ekspertëve, në raste të shpërthimeve lokale të pandemisë, kanë rëndësi katër masa kryesore: Identifikimi i rasteve, gjurmimi i kontakteve, testimi dhe trajtimi. Por jo gjithkund këto katër hapa për të pasur sukses.

Në Bullgari për shembull, pas rritjes së infektimeve qeveria u detyrua të vendosë sërish detyrimin e maskës, pasi ai u hoq në mesin e qershorit.

Në Luksemburg qeveria po përpiqet me teste massive, të pengojë një valë të dytë infektimi.

Ekspertët thonë se respektimi i kompletit të masave, të tilla si ruajtja e distancës, rregullat e higjienës dhe kufizimi i kontakteve, do ulin mundësinë e valës së dytë dhe rikthimin në karantinë

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ver Llapa: 24/06/2020 22:28

    Vec Monik Lavire mos vdes se me thahet gjuha

    Përgjigju
  • set: 24/06/2020 17:06

    po po ishalla e kthejne te vdesim te gjithe edhe te rroje virusi, a more budallenj thirrini mendjes as kushtetuta nuk ju mbyll dot ne shtepi jo me qeveria, njerez idiote.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?