Sërish dramë në familjen mbretërore, Princ Harry ftohet pa Meghan Markle në kurorëzimin e mbretit Charles III

6 Maj 2023, 09:29| Përditesimi: 6 Maj 2023, 09:51

  • Share

Vetëm pak orë na ndajnë nga ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles III, pasuesit të fronit mbretëror të Anglisë dhe përveç detajeve nga agjenda e ceremonisë që do të mbahet sot, është zbuluar më në fund edhe pjesëmarrja e Princ Harry, i cili nuk do të shoqërohet nga dukeshën e tij Meghan Markle.

Muajin e kaluar u aludua se Princ Harry, Duka i Sussex-it, do të ishte i pranishëm për të parë kurorëzimin e babait të tij por gruaja e tij Meghan nuk do të bënte udhëtimin nga Kalifornia për në Londër.

Këto spekulime u pasuan nga një deklaratë e shoqes së ngushtë të Meghan-it, e cila  tha se Dukesha ka në plan të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit të ri të Anglisë.

Mirëpo sot është më se e dukshme se Meghan nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III, pasi ajo vazhdon të jetë në Kaliforni me dy fëmijët e saj.

Refuzimi i Meghan do të shihet padyshim si pjesë e gjithë tensioneve të vazhdueshme dhe të pazgjidhura mes saj dhe familjes mbretërore.

As vetë çifti dhe as Buckingham Palace nuk e komentuan vendimin të dukeshës.


Lajmi kryesor:

Kurorëzohet mbreti i Anglisë Charles III: Jam për të shërbyer, jo të më shërbeni! Shiu nuk prish atmosferën në Londër! Arrestohet udhëheqësi i lëvizjes anti-monarkiste (FOTO+VIDEO)


M.T/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?