Bajrami dhe Vojvoda

Serie A/ Nedim Bajrami dhe Mërgim Vojvoda në formacionin e javës

9 Prill, 17:37| Përditesimi: 9 Prill, 17:38

  • Share

Nedim Bajrami dhe Mërgim Vojvoda kanë nga një vend në formacionin e javës së 31-të në Serie A. Fanrazisti i Kombëtares ishte kryefjala e Sassuolos, me ekipin e Bajramit që barazoi 2-2 kundër Salernitanës.

Gol dhe asist nga 25-vjeçari, me djaloshin që ishte ndër të tjera edhe ideator i shumë sulmeve të të tijve. Sipas Goal Italia pjesë e yjeve të javës është edhe Mërgim Vojvoda.

Nuk mund të mungojnë në listë as yjet e Juves, Szczesny dhe Gatti, si edhe Frattesi i Interit e Politano e Osimhen. Mancini i dha Romës tri pikë kundër Lazios, si edhe Leao i Milanit.

Formacioni:

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?