GOLAT/ Interi 'likuidon' Napolin me tre gola dhe rimerr kreun e Serie A! Roma përmbys 1-2 Sassuolon, Ramadani 'zverdhet' kundër Bolognas

3 Dhjetor 2023, 22:54| Përditesimi: 4 Dhjetor 2023, 14:47

  • Share

Serie A e futbollit zhvilloi këtë të dielë pesë nga ndeshjet e javës së 14-të. Gjithçka nisi në orën 12:30, ku Lecce barazoi 1-1 me Bolognan. Në 15:00 u zhvilluan edhe dy sfida të tjera. Fiorentina fitoi 3-0 kundër Salernitanës, teksa Udinese barazoi 3-3 ndaj Veronës. Roma mori tri pikë 1-2 me Sassuolon, ndërkohë që Interi mundi 0-3 Napolin në "Maradona" dhe u rikthye në krye të renditjes.

Kryendeshja e javës së 14-të në Serie A ka folur për zikaltërit e Simone Inzaghit. Interi ia doli të merrte tri pikë në udhëtim, teksa mundi 0-3 kampionët në fuqi të Italisë, Napolin. Në "Diego Maradona" ishin miqtë ata që dominuan sfidën. Goli i parë u shënua nga Thuram pas vetëm 13 minutave, me VAR-in që e anulloi për pozicion jashtë loje. Gjithsesi Inter kontrolloi gjithçka dhe duhej një perlë e Calhanoglu nga jashtë zone në të 44 minutë që zikaltërit të shkonin në dhomat e zhveshjes me një gol avantazh. Edhe fraksioni i dytë foli për Interin, që shënoi dy herë me Barella në minutën e 62 dhe Thuram në të 85 minutë. Në këtë duel nuk pati hapësira për Asllanin, me shqiptarin që u la në stol nga Inzaghi. Kështu, Interi me 35 pikë rimerr kreun e renditjes, duke lënë Juventusin në vendin e dytë me 33 të tilla. Napoli me 24 pikë pozicionohet në vendin e pestë.

Roma mori tri pikë për javën e 14-të në Serie A, duke mundur Sassuolon 1-2 në udhëtim. Djemtë e Mourinhos besuan deri në fund, duke shënuar golat e përmbysjes në fundin e ndeshjes. Ishte Henrique në minutën e 25-të që kaloi në epërsi vendasit e Sassuolos. Më pas Roma u përgjigj me penalltinë e Dybalas në të 76 minutë dhe golin e Kristensen tetë minuta nga fundi. Nedim Bajrami te Sassuolo luajti vetëm nëntë minuta, duke marrë vendin e Thorstvedt në minutën e 81. Me këtë sukses Roma shkon në vendin e pestë me 24 pikë, ndërsa Sassuolo me 15 pikë mban vendin e 15-të.

Në stadiumin "Via del Mare", Lecce ia doli në fund që të merrte një pikë në shtëpi kundër Bolognas, duke barazuar 1-1. Pjesa e parë ishte e luftuar, aq sa në minutën e 45-të mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani mori karton të verdhë. Goli i miqve u shënua nga Lykogiannis në të 68 minutë, teksa ai i barazimit erdhi në minutën 90+10 nga penalltia e kthyer në gol nga Piccoli.

Ndërkohë në "Artemio Franchi" Fiorentina fitoi 3-0 kundër Salernitanës. Golat për djemtë e Italianos u shënuan nga Beltran, Sottil dhe Bonaventura. Në "Friuli", Udinese dhe Verona barazuan 3-3. Për vendasit shënuan Kabasele dhe Lucca me dopietë. Veronezët u përgjigjën me Djuric, Ngonge dhe Henry.

Serie A, java 14-të, e dielë:

12:30 Lecce 1-1 Bologna (Piccoli 90+10'(p) / Lykogiannis 68')

15:00 Fiorentina 3-0 Salernitana (Beltran 6', Sottil 18', Bonaventura 56')

15:00 Udinese 3-3 Verona (Kabasele 16', Lucca 30', 72' / Djuric 37', Ngongo 61', Henry 90+7')

18:00 Sassuolo 1-2 Roma

20:45 Napoli 0-3 Inter

Renditja:

Ora 22:47
VIDEO/ Napolit s'i bën 'derman' as Mazzarri, Interi fiton 0-3 dhe rimerr kreun e Serie A


Kryendeshja e javës së 14-të në Serie A ka folur për zikaltërit e Simone Inzaghit. Interi ia doli të merrte tri pikë në udhëtim, teksa mundi 0-3 kampionët në fuqi të Italisë, Napolin. Në "Diego Maradona" ishin miqtë ata që dominuan sfidën. Goli i parë u shënua nga Thuram pas vetëm 13 minutave, me VAR-in që e anulloi për pozicion jashtë loje. Gjithsesi Inter kontrolloi gjithçka dhe duhej një perlë e Calhanoglu nga jashtë zone në të 44 minutë që zikaltërit të shkonin në dhomat e zhveshjes me një gol avantazh. Edhe fraksioni i dytë foli për Interin, që shënoi dy herë me Barella në minutën e 62 dhe Thuram në të 85 minutë. Në këtë duel nuk pati hapësira për Asllanin, me shqiptarin që u la në stol nga Inzaghi. Kështu, Interi me 35 pikë rimerr kreun e renditjes, duke lënë Juventusin në vendin e dytë me 33 të tilla. Napoli me 24 pikë pozicionohet në vendin e pestë.

 

 

 

Ora 20:35
Çfarë karakteri, Roma fiton 1-2 me përmbysje kundër Sassuolos (VIDEO)


Roma mori tri pikë për javën e 14-të në Serie A, duke mundur Sassuolon 1-2 në udhëtim. Djemtë e Mourinhos besuan deri në fund, duke shënuar golat e përmbysjes në fundin e ndeshjes. Ishte Henrique në minutën e 25-të që kaloi në epërsi vendasit e Sassuolos. Më pas Roma u përgjigj me penalltinë e Dybalas në të 76 minutë dhe golin e Kristensen tetë minuta nga fundi. Nedim Bajrami te Sassuolo luajti vetëm nëntë minuta, duke marrë vendin e Thorstvedt në minutën e 81. Me këtë sukses Roma shkon në vendin e pestë me 24 pikë, ndërsa Sassuolo me 15 pikë mban vendin e 15-të.

 

 

 

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?