Trofeu i Champions League

Seria A siguron 5 ekipe në Champions League sezonin e ardhshëm, numri mund të shkojë në 6! Përcaktuese Europa League

19 Prill, 11:09| Përditesimi: 19 Prill, 11:12

  • Share

Italia dhe konkretisht kampionati i Seria A për sezonin e ardhshëm do përfaqësohet me 5 skuadra në Champions League. Kjo pasi kampionati elitar italian, falë ecurisë së ekipeve këtë sezon në Kupat e Europës, ka arritur të sigurojë matematikisht pikët e nevojshme për të qenë 1 mes 2 kampionateve që sezonin e ardhshëm do luajnë me 5 skuadra në Champions League. Ky zgjerim vjen për shkak se sezonin e ardhshëm do ndryshojë struktura e Champions League ku nuk do jenë më 32 skuadra pjesmarrëse, por 36. Shumë pranë Seria A, për të sigruar pjesmarrjen me 5 ekipe sezonin e ardhshëm në Champions, është edhe Bundesliga gjermane.

Për t’u veçuar edhe fakti se ekziston mundësia që Seria A të përfaqësohet me 6 ekipe. Nëse Roma apo Atalanta fitojnë Europa League dhe nuk janë në top 5-shen e kampionatit atëherë numri i ekipeve italiane për sezonin e ardhshëm në Champions League do shkonte në 6.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?