Serenatë Korçare dhe plot surpriza, tre mëngjese të magjishme në 'Rreze Dielli'

30 Dhjetor 2021, 13:17| Përditesimi: 30 Dhjetor 2021, 13:22

  • Share

“Rreze Dielli” do t’i ngrohë dhe do t'i bëjë më të bukura mëngjeset tuaja festive. Më 31 dhjetor deri në 2 janar do të jemi bashkë me të ftuar special të cilët do t’ju argëtojnë e do t’ju mbajnë mbërthyer pranë ekranit të Report Tv.

Vitin e ri do ta presim me Osman dhe Evis Mulën, Arvin Kitën, Gjergj Lekën dhe Edlira Çepanin, ku bashkë me ta do të degustojmë antipastat e shijshme dhe plot receta festive  të gatuara nga zonja Albana.

Interpretimet e mrekullueshme të fëmijëve të talentuar do t’i japin hare ditës  suaj ndërsa grupi ‘Miqtë e të shtunës’ do t’ju shoqërojnë me tingujt e veçantë të  serenatave korçare.

Publicistja Raina Kovaçi dhe tenori Edmond Tullumani hapin dyert e shtëpisë së tyre në këto ditë festash për të festuar fillimin e një tjetër viti me të gjithë miqtë e Report Tv. ‘’ Rreze Dielli” ju uron Gëzuar Festat!

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?