VIDEO/ Serë me drogë në mes të pyllit në Krujë, sekuestrohen 782 kubikë kanabis

26 Prill 2023, 11:46| Përditesimi: 26 Prill 2023, 12:10

  • Share

DURRËS- 782 kubikë me kanabis janë zbuluar në fshatin Mafsheq në Krujë.

Sera me kanabis, e mbuluar me plastmas ishte improvizuar në mes të pyllit, brenda së cilës ishin vendosur kubikët e mbushur me dhé dhe fara të dyshuara narkotike kanabisi, në proces mbirjeje.

Kubikët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia e Krujës dhe e Durrësi po vijojë hetimet me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e rrethit, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bujar: 26/04/2023 16:08

    Hallall policis po se fitet ne brurg qerim xaken prp do mjedhi ai

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?