Serbia të dielën në zgjedhje parlamentare dhe lokale! Nuk votojnë serbët e Kosovës, shqiptarët e Luginës në 2 lista, 10 mijë vota për 1 deputet

16 Dhjetor 2023, 17:08| Përditesimi: 16 Dhjetor 2023, 17:15

  • Share

Të dielën e 17 dhjetorit Serbia do të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale. Pritet qeveria e re, asambleja me 120 anëtarë të Krahinës autonome të Vjovodinës dhe këshillat bashkiakë.

Presidenti Vuçiç, ish ministër i Sllobodan Millosheviqit, i veshur me petkun e reformuesit, synon të konsolidojë pushtetin e tij. 18 lista me mbi 2800 kandidatë garojnë në Serbi për 250 vendet e Parlamentit. Zgjedhjet e Serbisë nuk do te lejohen te mbahen në territorin e Kosovës.

Autoritetet e Serbisë i kërkuan misionit të OSBE-së, por jo Prishtinës zyrtare, që të përfshihet në votim serbët e Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë. 

Koalicion qeverisës aktual ka pranuar Marrëveshjen e Ohrit ku Kosova u angazhua të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Serbia ta njohë de facto Kosovën. Të gjitha partitë e së djathtës, janë kundër Marrëveshjes së Ohrit.

Një anketë të realizuar së fundi nga grupi hulumtues “Mendimi i ri politik serb” e publikuar në mes të nëntorit, tregon për një përkrahje prej 39.2% për grupimin politik të udhëhequr nga Presidenti Vuçiç, nën sloganin “Serbia nuk guxon të ndalet!”.

Pas tij radhitet opozita “Serbia kundër dhunës” me 25.8 për qind. Pjesa tjetër e përkrahjes shkon tek partitë e djathta pro-ruse apo atyre ta afërta me Presidentin Vuçiç, si socialistët.

Pak javë më parë nga ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, tha se Shtetet e Bashkuara presin nga Qeveria e ardhshme e Serbisë t’i vazhdojë bisedimet me Kosovën dhe rrugën drejt integrimit evropian. 

Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë arritur të bashkohen në një listë të përbashkët që do tu siguronte 4 deputetë.

Shqiptarët e luginës do dalin me dy lista atë të Shaip Kamberi që prin Listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon dhe alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar” e Visar Memeti. Për të marrë një vend në parlament u duhen 10 mijë vota.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?