Serbia përfshihet nga stuhi të forta reshjesh, 3 persona humbin jetën nga moti i keq

22 Korrik 2023, 22:55| Përditesimi: 22 Korrik 2023, 23:01

  • Share

Një mot i paqëndrueshëm ka përfshirë Serbinë. 3 persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë.

Mediat raportojnë se një burrë u godit nga rryma elektrike, gjatë një stuhie në Bačka Palanka. Një djalë 12-vjeçar vdiq në Novi Sad. Dhe një grua vdiq nga flakët e zjarrit në Kovačica, i cili shpërtheu pasi rrufeja goditi një pemë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Republikës, paralajmërimet për stuhi të forta, rrebesh dhe breshër janë ende në fuqi.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?