Policia serbe

Serbia nuk gjen qetësi! 'I ka me listë', 13-vjeçari kërcënon se do të vrasë 30 shokët të klasës, arrestohet nga policia

17 Nëntor 2023, 15:57| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 15:58

  • Share

Në një shkollë në Serbi, një 13-vjeçar ka kërcënuar me jët 30 shokët e tij të klasës.

Rasti është denoncuar nga prindërit e fëmijëve të cilët kanë vendosur mos t'i dërgojnë në mësim në shkollën fillore në lagjen Sutivan. 

Sipas mediave serbe, i mituri ka bërë një listë me emrat shokëve që kërcënon me jetë.

Të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre, prindërit kanë zhvilluar edhe një takim me drejtoreshën e shkollës Milijana Boshkoviç, dhe gjithashtu kanë bërë thirrje që autoritetet të reagojnë.

Prindërit pretendojnë se ky institucion nuk është më i sigurt për qëndrimin e fëmijëve të tyre. 

 “Djali më tha se një fëmijë ka gati një listë studentësh për t’i vrarë dhe se fëmija im ishte i pari në këtë listë”, u shpreh një prej nënave. 

Nxënësi për të cilin është ngritur edhe shqetësimi, më herët është paraqitur në shkollë me armë dhe gjithashtu ka qëlluar në ambientet e jashtme të shkollës.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?