Foto ilustruese

Serbia nis sot vaksinimin anti-COVID të qytetarëve, të parët në Ballkan

24 Dhjetor 2020, 08:57| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 10:41

  • Share

SERBI- Ditën e sotme do të nis në Serbi vaksinimi anti-COVID i qytetarëve, duke u bërë kështu vendi i parë në Ballkan. Kryeministrja e vendit Ana Bërnabiç, do të jetë në mesin e personave të parë të cilët do të bëjnë vaksinën anti-COVID, dhe kjo me qëllim rritjen e besueshmërisë dhe efektshmërisë së saj.

“Nëse do të arrinim të vaksinonim një milion qytetarë me vaksinën deri në fund të janarit, do të ishte një sukses i madh. Vaksina është shpëtim, kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të filloni sa më shpejt të jetë e mundur marrjen e dozave të saj, për të kursyer sa më shumë jetë  njerëzish të jetë e mundur”, tha presidenti Vuçiç.

Më datë 22 dhjetor qeveria serbe ka pranuar në vend rreth 5 mijë doza të vaksinës Pfizer.

Vuçiç gjithashtu tha se Serbia është pjesë e sistemit COVAX , e cila është e udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe ka paguar 4 milion dollarë për vaksinat.

Grupet prioritare për në marrjen e vaksinës, do të jenë të moshuarit, të cilët janë edhe më të ekspozuar dhe rrezikuar ndaj virusit.

Serbia është vendi i parë në Ballkan i cili ka marrë vaksinën anti-COVID, dhe do të vaksinojë qytetarët e saj. Në Evropë, pasi është miratuar nga EMA, do të nisin vaksinimet më 27 dhjetor, siç edhe kanë lajmëruar krerët e shteteve të ndryshme.

Autoritetet serbe deri më tani kanë regjistruar më shumë se 300,000 persona të infektuar dhe 2,800 viktima si pasojë e sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?