Momente nga fillimi i ndeshjes

VIDEO/ Serbia kundër UEFA-s dhe FIFA-s, shkon luan miqësore në Moskë! Rusia fiton 4-0

21 Mars, 20:01| Përditesimi: 21 Mars, 20:08

  • Share

Prej 24 shkurtit 2022, datë që shënon agresionin rus mbi Ukrainën, të gjitha sportet në Rusi janë bërë "bllok" nga Evropa dhe pjesa dërrmuese e vendeve në glob.

Rusia e futbollit u përjashtua nga Liga e Kombeve, teksa nuk ka marrë pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës apo Europianit. Prej kohësh kombëtarja e këtij vendi në futboll nuk luante një ndeshje miqësore të rëndësishme.

Këtë të enjte në Moskë rusët ia dolën të fitonin 4-0 kundër Serbisë. Duket se dy federatat e futbollit kanë rënë dakord për këtë miqësore, me Serbinë që ka thyer sanksionet e dy institucioneve të futbollit, të FIFA-s dhe UEFA-s mbi Rusinë.

Sa për kronikë, Rusia fitoi 4-0 kundër Serbisë së Dejan Stankovic, që kishte marrë me vete ekipin më të mirë. Anton Miranchuk, Osipenko, Aleksey Miranchuk dhe Sergeev ishin autorët e golave, me atmosferën që ishte e zjarrtë. Në stadium nuk munguan as politikanë nga dy vendet. Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm i Rusisë duket i shoqëruar nga Ivica Dacic, homologu serb.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?