Serbia i jep fund fushatës kundër pavarësisë së Kosovës

4 Qershor 2020, 14:48| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 14:52

  • Share

Serbia është pajtuar që të ndalojë fushatën kundër pavarësisë së Kosovës. Një gjë të tillë ia kanë konfirmuar Radios Evropa e Lirë burime diplomatike në Bruksel

Gjithashtu thuhet se autoritetet e Beogradit kanë dhënë pajtimin e tyre për krijimin e një atmosfere që do t’i kontribuojë krijimit të një atmosfere për rinisjen e dialogut për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Si pjesë e vullnetit të mirë për të krijuar një atmosferë të favorshme për vazhdimin e dialogut, palët në Beograd kanë rënë dakord të mos vazhdojnë me këtë fushatë,” ka konfirmuar një burim i lartë diplomatik në BE për REL.

Ndalja e fushatës kundër pavarësisë së Kosovës ka qenë një kërkesë e hershme e BE’së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Komento

Komente

  • Gege Kosova: 06/06/2020 12:45

    Kure nuk e ndal Serbia antishqiptarizmen,Per kete vetem mund te mashtroheni,Serbet nuk jane te fjales e as te humanitetit,jane armiq tane histitorike te vazhdueshem dhe ndaj nesh jane barbrbar mesjetar e primitive.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?