Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç

Kosova & Rajoni

Serbia do të paguajë qytetarët që vaksinohen kundër COVID-19

5 Maj 2021, 21:18| Përditesimi: 5 Maj 2021, 21:19

  • Share

Serbia ka premtuar t'i paguajë qytetarëve deri në 25 € nëse ata vaksinohen kundër COVID-19. Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se nisma do të shpërblente qytetarët për "përgjegjësinë" e tyre kundër koronavirusit.

Sipas programit stimulues, Qeveria do të paguajë 3,000 dinarë (30 dollarë) për këdo që merr të paktën një dozë të vaksinës deri më 31 maj. Shuma barazohet me rreth 5% të pagës mesatare mujore të vendit.

"Ne kemi konsideruar se si t'i shpërblejmë njerëzit që kanë treguar përgjegjësi dhe kemi vendosur të japim mbështetje shtesë financiare për ata që janë vaksinuar," u tha presidenti gazetarëve në Beograd, raportonë mediat.

Vuçiç shtoi se ishte "e papërgjegjshme dhe egoiste" të mos vaksinohej, megjithëse ai përjashtoi çdo kufizim imponues.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?