Ndërtesa e Ambasadës së Kroacisë në Beograd.

Serbia dëboi diplomatin kroat, reagon Zagrebi zyrtar: Vendimi i Beogradit destabilizon rajonin dhe përshkallëzon marrëdhëniet mes dy vendeve

22 Nëntor 2023, 13:14
  • Share

Kroacia ka reaguar ndaj vendimit të Serbisë pas dëbimit të diplomatit kroat për ‘tejkalim të kufijve e normave diplomatike’. Zagrebi zyrtar ka qenë i ashpër në reagimin e tij duke theksuar se vendimi i përkeqëson më tej marrëdhëniet mes dy vendeve dhe situatën në rajon.

"Vendimi i Serbisë për ta shpallur sekretarin e parë të Ambasadës së Kroacisë në Beograd si persona 'non grata' i përkeqëson marrëdhëniet mes dy vendeve dhe e destabilizon situatën në rajon", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë.

Zyra e diplomacisë kroate pretendon se vendimi lidhet me periudhën parazgjedhore të Serbisë, ndërsa në territorin serb jetojnë rreth 40 mijë kroatë.

Zagrebi thotë se vendimi i Beogradit ishte një përshkallëzim i parashikuar. Beogradi zyrtar shpalli nën 20 nëntor sekretarin e parë të Ambasadës Kroate në Serbi Hrvoje Shneider person ‘Non grata’, por nuk specifikoi se çfarë nënkuptonte me tejkalim të kufijve dhe normave diplomatike.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?