Ivan Gvozdenovic, trajneri i Skënderbeut

Serbi që marshoi me Skënderbeun

22 Maj 2023, 16:01| Përditesimi: 22 Maj 2023, 16:02

  • Share

Për herë të katërt në historinë e klubit, Skënderbeu u shpall fitues i Kategorisë së Parë. Sezonin e ri, korçarët do luajnë në Superligë, duke u rikthyer pas një sezoni në elitën e vendit. Me 48 pikë, dy më shumë se Dinamo, "Ujqërit e Dëborës" do kërkojnë të përsërisin sukseset e viteve të fundit, aty ku për disa sezone dominuan futbollin në Shqipëri.

Një meritë për këtë sukses të bardhekuqve ka edhe Ivan Gvozdenovic, trajneri i Skënderbeut. Në 26 nëntorin e vitit të kaluar, serbi u ul në stolin e korçarëve duke zëvendësuar Migen Memellin. 44-vjeçari që preferon të luajë me skemën 4-3-3 ia doli që të ngrejë ekipin nga vendi i shtatë drejt titullit kampion, në një kampionat ku ishin disa rivalë për trofeun.

Më parë pjesë e Al-Faisaly, Al-Mojzel, Fortesa Sucaeva apo edhe Saham, ish-mbrojtësi u rikthye te Skënderbeut duke arritur trofeun e parë si trajner. I afruar në Shqipëri për herë të parë te Tirana, ish-futbollisti luajti edhe me Skënderbeun dhe Kukësin, derisa u tërhoq nga futbolli i luajtur në 2015.

Në një vend ku paragjykimet etnike janë të përjashtuara, serbi Gvozdenovic udhëhoqi Skënderbeun drejt marshimit të titullit kampion. Veç punës së mirë, trajneri është për t'u marrë shembull edhe për artikulimin e gjuhës shqipe dhe raportet e krijuara me lojtarët.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?