Kosova & Rajoni

Serbi, nis ndërtimi i objektit ku do të prodhohet vaksina Sinopharm! Vuçiç vendos gurin e themelit

10 Shtator 2021, 11:55| Përditesimi: 10 Shtator 2021, 11:58

  • Share

Nisi në Serbi ndërtimi i fabrikës së parë në Evropë, ku do të prodhohet vaksina kineze anti-Covid-19 Sinopharm. Nga muaji prill fabrika është planifikuar të prodhojë 30 milionë doza vaksinash çdo vit dhe pritet të furnizojë Serbinë, disa vende të rajonit dhe Evropës.

Guri i themelit për ndërtimin e fabrikës e re u vendos nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në prani të ambasadorit kinez në Beograd. Ngjarja erdhi më pak se dy muaj pasi qeveria serbe nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me prodhues kinez për të prodhuar ilaçin në Serbi. Edhe pse vaksina Sinopharm nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Mjekimeve, Serbia bleu katër milionë doza dhe mori 200,000 të tjera si donacion.

Vuçiç tha se ishte krenar që Serbia, së bashku me partnerët nga Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe është në gjendje të zgjidhë disa probleme globale.

Por vaksina kineze nuk është e vetmja që do të prodhojë Serbia pasi në qershor, me asistencën e ekspertëve rusë Serbia filloi të prodhojë edhe vaksinën ruse Sputnik V.

Vaksinat kineze, përfshirë Sinopharm dhe Sinovac, janë miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetit për përdorim emergjent.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?