Serbi/ Ministri i Mbrojtjes dhe Kryeparlamentarja testohen me Covid

27 Qershor 2020, 15:57| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 16:03

  • Share

Në Serbi, Ministri i Mbrojtjes Aleksandër Vulin dhe Kryetarja e Parlamentit Maja Gojkovicil janë testuar pozitiv nga infeksioni i koronavirusit.

Autoritetet shëndetësore në vend kanë raportuar gjithashtu se kryeparlamentarja ndodhet e shtruar në spitalin Covid në Beograd.

Në Serbi vetëm një pakicë shumë e vogël njerëzish duket se respekton masat parandaluese - maskat, distancën fizike dhe higjenën e duarve, teksa dhe jeta e përditshme ka rifilluar praktikisht sikur epidemia të ishte një kujtim i largët.

Në vend deri tani janë regjistruar në total 13 565 infeksione Covid dhe 265 viktima

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?