Danka Iliç

Serbi/ Dy të arrestuar për vrasjen e 2 vjeçares, ishte zhdukur javën e kaluar

4 Prill, 14:25| Përditesimi: 4 Prill, 14:32

  • Share

BEOGRAD- Vajza 2 vjeçare Danka Iliç që rezultonte e zhdukur prej 26 Marsit është vrarë.

Policia serbe ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e saj njoftoi presidenti Aleksandar Vuçiç në një seancë speciale të qeverisë serbe.

"Kemi një lajm të keq për fëmijën nga Bori; Danka Iliç është vrarë," tha Vuçiç, për mediat serbe.

“Policia arrestoi dy persona që vranë Dankën dhe nga sa kuptoj unë, të dy rrëfyen krimet e tyre” tha ai. Më tej shtoi se policia po i dërgon në vendin ku ndodhet kufoma e fëmijës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?