Baneri reklamues në Mitrovicë të Veriut

Serbët nuk ndalen me provokime në veri të Mitrovicës, shkrimi në banerin reklamues: Provoni ushqimet e vendeve që nuk e njohin Kosovën

4 Janar 2023, 07:53| Përditesimi: 4 Janar 2023, 07:57

  • Share

Pavarësisht se barrikadat në veriun e Kosovës janë larguar dhe tashmë rrugët janë hapur për qarkullim, mohimi i shtetësisë së Kosovës dhe fushatat kundër saj vazhdojnë në forma të ndryshme.

Në Mitrovicën e Veriut, së fundmi është vendosur një baner ku bëhet thirrje që të konsumohet ushqimi i vendeve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Provoni ushqimet e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën në kafenenë Pavle Korçagin”, shkruhet në banerin reklamues.

Raste të tilla flagrante duken të zakonshme nga ana e serbëve të Mitrovicës së Veriut të cilët vazhdimisht mohojnë shtetësinë e Kosovës, vendit ku po jetojnë.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ustai: 04/01/2023 08:43

    Jeni te sigurt qe vetem Serbet provokojne ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?