Realizim i Jurgen Massi

Sensibilizim përmes artit të rrugës, qytetet botërore pasurohen me figurat e heronjve të vërtetë...mjekët (FOTO)

19 Prill 2020, 18:10| Përditesimi: 19 Prill 2020, 18:18

  • Share

Koronavirusi ka ndryshuar rrjedhën e jetës së shumë personave.

Disa kanë zbuluar talente nga qëndrimi mbyllur të tjerë po mësohen të përshtaten me jetën në një zonë të kufizuar.

Edhe arti i rrugës ka marrë një drejtim tjetër këto kohë, duke u përshtatur me situatën që po kalon i gjithë planeti.

Artistët nuk mund të qëndronin në shtëpi dhe të mos shprehnin sensibilizimin përmes mureve të mbushura me ngjyra dhe pamje frymëzuese në këto ditë të zymta.

Arti i rrugës gjithmonë ka përcjellë një mesash për publikun, ku kësaj rradhe në qendër janë mjekët me superfuqinë e tyre në vijën e parë të rrezikut.

Muralet janë të pranishme në të gjithë botën, ku tregojnë personazhet tanë të preferuar të animuar me maska apo superheronjtë e famshëm me të cilët jemi rritur, në trupin e mjekëve.

Sensibilizim përmes artit të rrugës, qytetet botërore mbushen me figurat e heronjve të vërtetë...mjekët
1/19
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?