Gary Peters dhe Donika Gërvalla

Senatori amerikan Peters: Marrëdhënia e fortë SHBA-Kosovë, thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan

27 Tetor 2023, 10:57
  • Share

Senatori amerikan nga Michigani, Gary Peters, ka takuar ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla. Peters në një postim në X (ish-Twitter) ka shkruar se një marrëdhënie e fortë ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës është thelbësore për stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon.

“Më vjen mirë që u takova me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla. Një marrëdhënie e fortë midis dy kombeve tona është thelbësore për stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon”, shkroi Peters në X (ish-Twitter).

Disa javë më parë bashkëkryesuesit e Grupit për Çështje Shqiptare në Senatin e SHBA-ve, senatorja Joni Ernst (republikane nga Iowa) dhe senatori Gary Peters (demokrat nga Michigan) i kanë drejtuar letër Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, edhe për Luginën e Preshevës dhe kauzën e drejtë të shqiptarëve etnikë atje. 

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?