Senatori amerikan: Kina po ngadalëson dhe saboton zhvillimin e vaksinës kundër Covid

8 Qershor 2020, 12:25| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 12:27

  • Share

Senatori amerikan Rick Scott është shprehur se ka prova që tregojnë se Kina po ngadalësonë dhe sabotonë zhvillimin e vaksinës anti koronavirus. Ai tha gjithashtu se provat I kishte siguruar përmes, siç edhe u shpreh ai, "komunitetit tonë të inteligjencës", por nuk dha detaje për t'i mbështetur ato.

Mosmarrëveshja midis SHBA dhe Kinë për shpërthimin e koronavirusit është ndezur përsëri me një senator amerikan që akuzon Pekinin se po përpiqej të bllokonte zhvillimin e një vaksine në Perëndim.

Ndërkohë, Kina ka lëshuar një document që mbron veprimet e saj nga koronavirusit duke thënë gjithashtu se e ka infeormuar SHBA për infeksionin Covid që më 4 janar 2020.

Po çfarë tha senatori Rick Scott?

Senatori republikan për Florida-n, i cili shërben gjithashtu edhe në shërbimet e armatosura dhe Komitetet e Sigurisë Amerikane, tha se bota ka për ta prodhuar vaksinën por “Për fat të keq kemi prova që Kina komuniste po përpiqet të sabotojë ose ngadalësojë atë."

Scott, i cili ështënjë mbështetës i vendosur i Presidentit Donald Trump, tha se "provat" kishin ardhur përmes komunitetit të inteligjencës dhe shërbimeve të armatosura, duke shtuar se "Ka gjëra që nuk mund t'i diskutoj në publik në lidhje me informacionet”.

Senatori republican deklaroi se "Kina nuk dëshiron që SHBA, Anglia dhe Evropa ta bëjmë ta prodhojnë të parët vaksinën. Ata kanë vendosur të jenë kundërshtar për Amerikën dhe demokracitë në mbarë botën".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?