Takimi në Ambasadën e SHBA në Tiranë

Senatorët amerikanë vizitë në Tiranë, ambasadorja Kim citon Murphy: SHBA nuk ka mik më të mirë se Shqipëria! Bashkëpunimi më i rëndësishëm se kurrë

23 Maj 2023, 20:23| Përditesimi: 23 Maj 2023, 21:00

  • Share

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mirëpritur në Tiranë senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters, të cilët kishin në fokus forcimin e marrëdhënieve amerikane me demokracinë.

Teksa citon senatorin Murphy që thotë se SHBA s’ka mik më të mirë se Shqipëria, shton se bashkëpunimi është më i rëndësishëm se kurrë.  

“Është kënaqësi të kesh senatorë Chris Murphy dhe Gary Peters në Shqipëri për të forcuar marrëdhëniet amerikane me demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Siç tha senatori Murphy, "SHBA nuk ka mik më të mirë në botë se Shqipëria".

Si aleatë të NATO-s dhe anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, bashkëpunimi ynë për çështjet rajonale dhe globale nga mbështetja e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, te refuzimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, te largimi i miqve afganë nga rreziku, te forcimi i mbrojtjes kundër sulmeve kibernetike, është më e rëndësishme se kurrë”, shkroi Kim.

Gjatë vizitës së tyre, senatorët u takuan me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj dhe deputetë. Ata u takuan gjithashtu me përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias, si dhe me të evakuuar afganë në Shqipëri. Delegacioni pati mundësinë të vizitojë edhe kalanë historike të Prezës.

Ora 21:17
Senatorët amerikanë vizitë në Tiranë, Bardhi: Ishte kënaqësi, partneriteti SHBA dhe PD është jetik

1684869489_Capture.JPG

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka shprehur kënaqësinë për takimin me senatorët amerikanë. Bardhi thotë se partneriteti i SHBA dhe PD është jetik për vendin tonë.

“Ishte kënaqësi takimi me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters. Partneriteti i Shqipërisë dhe PD me SHBA është jetik për të ardhmen e vendit dhe forcimin e demokracisë. SHBA kanë qenë dhe do të mbeten përjetë miqtë tanë më të mirë.”- shkruan Bardhi.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?