Senati e shfajëson presidentin Trump nga akuzat

5 Shkurt 2020, 22:39| Përditesimi: 5 Shkurt 2020, 23:00

  • Share

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u lirua nga akuzat për abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit, të cilët pasuan dhe kërkesën e demokratëve për shkarkimin e tij në muajin dhjetor. Senati, i udhëhequr nga Partia Republikane që mbështesin Trump, votuan veçantë për dy akuzat.

Më konkretisht, për akuza e parë abuzim të pushtetit u hodh poshtë me 52 vota pro dhe 48 kundër, ndërsa për akuzën e dytë pengim të punës së Kongresit - 53 vota pro dhe 47 kundër.

Trump është presidenti i tretë në historinë e Amerikës që është përballur me kërkesën për shkarkimin nga detyra.  Sipas akuzave të ngritura, Trump i ka bërë presion Ukrainës për të zbuluar informacione të dëmshme për rivalin e tij politik, Joe Biden. Për shkarkimin do të duheshin dy të tretat e votave të Senatit prej 100 anëtarësh. 

Presidenti amerikan Donald Trump u vu përballë një procesi shkarkimi, që nisi me zbardhjen e një letre ku thuhej se Trump mund të ketë kërkuar ndihmë në mënyrë të paligjshme nga presidenti i Ukrainës për të rritur shanset e tij për rizgjedhje në vitin 2020. Në lidhje më këto dyshime Dhoma e Përfaqësuesve nisi hetimeët dhe dëgjesat publike të dëshmitarëve dhe miratoi dy akuza ndaj Trump.

E para, ai abuzoi me postin e presidentit duke i bërë presion presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy që të hetonte një nga rivalët kryesorë të Presidentit Trump për zgjedhjet e vitit 2020, ish-nënpresidentin, Joe Biden. Akuza e dytë është se ai pengoi hetimin e Kongresit. Të dy akuzat u hodhën poshtë nga Senati

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?