Ushtria izraelite

Sëmuren ushtarët izraelitë, shtohen rastet me infeksione rezistente ndaj ilaçeve

21 Dhjetor 2023, 11:57
  • Share

1702921310_ike.jpg

Ushtria izraelite

Në mesin e ushtarëve izraelitë që kthehen nga Gaza janë gjetur infeksione rezistente ndaj ilaçeve. Zyrtarët shëndetësorë në Shoqatën për Sëmundjet Infektive thanë për The Telegraph se kishin gjetur disa infeksione rezistente në mesin e ushtarëve në të gjitha spitalet në Izrael.

Patogjenët rezistent ndaj ilaçeve janë gjetur kryesisht në lëndimet e gjymtyrëve, duke përfshirë shtamet bakteriale shumë rezistente si Klebsiell dhe Escherichia Coli.

Profesor Galia Rahav, kryetar i AID-it, i tha gazetës se kontakti me tokën dhe baltën në Gaza mund të shkaktojë ekspozim ndaj baktereve të tilla rezistente.

“Duhet theksuar se një pjesë e madhe e infeksioneve të diagnostikuara tek ushtarët e plagosur zbulohen herë pas here edhe në Izrael, por ato gjenden te personat që kanë qenë të ekspozuar ndaj këtyre baktereve më parë”, shtoi eksperti.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha në fillim të këtij muaji se nevojat mjekësore në Gaza ishin rritur dhe rreziku i sëmundjeve ishte rritur.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Hamasi: Nuk ka marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve nëse lufta nuk përfundon! OKB: Rreth 570 mijë njerëz në Gaza po vdesin nga uria


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?