Sëmundjet tipike të pleqërisë, nga tensioni tek diabeti dhe reumatizma / Ylli Merja: Njihuni me bimët aleate të moshës së tretë

2 Tetor 2023, 12:55| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 16:54

  • Share

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, në kuadër të datës 1 tetor, Dita Botërore e të Moshuarve, folëm për sëmundjet më tipike që prekin më shumë moshat e treta dhe trajtimin e tyre me metoda natyrale.

Moshimi ose plakja është një proces fiziologjik dhe natyror gjatë të cilit ndodhin një sërë ndryshimesh. Popullsia e tё moshuarve në botë, 65 vjeç e lart, është duke u rritur me shpejtësi. Kujdesi shëndetësor parësor efektiv për të moshuarit është shumë i rëndësishëm për promovimin e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve dhe menaxhimin e sëmundjeve kronike.

Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja renditi sëmundjet tipike që prekin më shumë moshën e tretë shoqëruar me bimët, frutat dhe perimet që ndihmojnë në mbajtjen në kontroll të këtyre sëmundjeve.

TENSIONI ARTERIAL

·        Largimi nga yndyrnat shtazore

·        Përdorimi i çajrave me bimë që përmbajnë acide organike si murrizi, molla e egër, shelgu, ulliri, etj

·        Përdorimi i frutave të egra si boronica, manaferra, mjedra, kumbulla, rrushi i zi

·        Përdorimi i një gote vere të kuqe në ditë (përmban taninë, resveretol – përbërës që forcon punën e zemrës si dhe forcon dëgjimin)

DHIMBJET REUMATIZMALE

·        Përdorimi i çajrave bimore si urthi, shelgu, hithra, trumza, tërfili, etj - përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe forcojnë kockat

·        Vajrat bimore si vaj Reumer, kremi Reumer - zbusin dhe lubrifikojnë artikulacionet

·        Lëngu i kockave të këmbëve të bagëtive lufton osteoporozën, lufton frakturat

·        Përdorimi i farave të bimëve si kungull, bajame, stika, lajthi, etj, - përmbajnë vitamina, acide yndyrore, kalcium, magnez, zink, etj.

DOBËSIMI I SHQISAVE

·        Për uljen e dëgjimit, dobësimin e të parit përdorimi i trumzës, barit të bletës, lule murrizi, boronicë, kulumbri, janë shumë efikase

·        Përdorimi i perimeve, qepë, hudhër, mender, pasi qartësojnë shikimin dhe frenojnë shkatërrimin e qelizave të nervave të dëgjimit

PAGJUMËSIA, STRESI NERVOR, HARRESA

·        Përdorimi i çajrave bimore që përmbajnë aroma që duket sikur të rrëmbejnë nga aroma, të ofrojnë kënaqësi, çlodhje

·        Livando, bar blete, kalaminta, valeriana, borziloku, mendra, etj

·        Vajrat bimore ose ari vegjetal frenon plakjen e trurit. Përdorimi i vajit të rozmarinës, mendrës, pishës, borzilokut, etj.

DIABETI

·        Përdorimi i çajrave që mbajnë nën kontroll gliceminë si kanella dhe molla e egër, mersina, ulliri, çikorja, rradhiqe, qumështori, boronica, etj

·        Përdorimi i perimeve si bamja, brokoli, preshi

·        Frutat si thana, molla e egër, mollët jeshile

KËPUTJA TRUPORE OSE ANEMIA

·        Përdorimi i alkania ngjyruese, trëndafili i egër, lëvore shege, tërfili i kuq, këputja, etj

·        Përdorimi i qumështit të bletës

·        Përdorimi i mjaltit të melatës (rrënjës)

DOBËSI NË TRETJE DHE KOSTIPACION

·        Përdorimi i perimeve si preshi, lakrat, panxhari i kuq, rrepa

·        Bimët mjekësore si drunakuqi, sena, akacia

·        Vajrat bimore si vaj liri, vaj parafine, vaj ulliri

·        Përdorimi i farave të ndryshme si tërshëra, thekra, liri, chia

PËRKUJDESI PËR MUSHKËRITË

·        Përdorimi i çajrave të malit

·        Bimët si aguliçja, bliri, sherebela, fieri i gurit

·        Konsumi i mjaltit të gështenjës

PËRKUJDESI PËR VESHKAT DHE PROSTATËN

·        Përdorimi i çajrave si fieri i gurit, bishta qershie, dega domatesh, hithra, gjembaçi

KUJDESI PËR LËKURËN

·        Bimët që reduktojnë rrudhat - sherebela, rigoni, rozmarina, trumza, ftoi

·        Bimët që frenojnë plagët dhe ndihmonë në kruarjet e lëkurës – livando, rozmarina, rradhiqja, hudhra, vidhi, angjinarja

PËRKUJDESI PËR GOJËN NDAJ MYKUT, AFTES DHE HERPESIT

·        Kujdesi për gojën dhe dhëmbët duhet të fillojë që herët pas moshës 30-35 vjeçare. Në moshën e pleqërisë kujdesi për higjenën e gojës ka rëndësi për ta mbrojtur nga myku, aftet dhe herpesi i buzëve

·        Përdorimi i çajrave si sherebela, rigoni, trumza

·        Propolisi i bletës, propolisi me rigopn

·        Mjalti i trumzës, mjalti i gështenjës

SHËNIM i REDAKSISË: Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

Ora 15:26
Ylli Merja: 2 bimët sekrete që largojnë fryrjen e zorrëve

 

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për sëmundjet e pleqërisë, cilat janë ato më të shpeshtat dhe si të përdorim natyrën për të trajtuar pikërisht këto problematika shëndetësore. Dobësimi në tretje dhe konstipacioni në moshën e tretë është një nga problematikat që shqetësojnë më së shumti të moshuarit. Sistemi i tretjes dhe pastrimi i enëve të gjakut janë dy kolonat bazë për pleqëri të shëndetshme, shprehet Merja.

Specialisti i bimëve mjekësore këshillon përdorimin e një gote me ujë dhe pak mjaltë në mëngjes.

"Në këtë mënyrë marrin një sasi të mirë aminoacidesh dhe probiotikësh të cilat lehtësojnë tretjen dhe jashtëqitjen. Gjithashtu në çdo fushë gjendet kollaj një bimë, e cila njihet si bari i majasëllit, mund t’a përdorin si çaj 1-2 gota ujë në ditë dhe shpëtojnë nga kjo problematikë"

Nëse keni fryrje të barkut dhe zorrëve bima që vjen në ndihmë është kalaminta, e cila largon gazrat në zorrë, shton peristartikën dhe ndihmon në jashtëqitje.

Ora 15:16
Dhimbjet reumatizmale, Ylli Merja: Sekreti qëndron tek ky vaj

 

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për sëmundjet më tipike që prekin më shumë moshat e treta dhe trajtimin e tyre me metoda natyrale. Një ndër këto sëmundje është dhe reumatizma.

“Ne me të vërtetë kemi gjetur disa zgjidhje të mrekullueshme, kemi gërmuar dhe thënit e dikurshme ne i kemi kthyer në receptura kurative. Dikur fara e sinapit të zi që kombinohej dhe me disa produkte të tjera vendosej nëpër kyçe dhe përmirësonte qarkullimin e gjakut dhe rrjedhimisht duke u përmirësuar qarkullimi i gjakut qetësoheshin dhimbjet” shprehet Merja.

Me vajin e sinapit, vajin reumer lyeni të gjitha kyçet të paktën një herë në ditë. Gjithashtu një kujdes i shtuar duhet dhe në ushqim, këshillohet që mosha e tretë të konsumojë një gotë lëng kockash në ditë për 10 ditë në muaj. Për forcimin e kockave këshillohet përdorimi i trumzës, urthit, hithrës dhe i farave të bimëve si kungull, bajame, stika, lajthi, etj, pasi përmbajnë vitamina, acide yndyrore, kalcium, magnez, zink, etj.

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?