Sëmundjet e veshkave, 200 persona me dializë në Fier! Nefrologia: Qytetarët neglizhojnë, paraqiten në gradë të fundit! Duhet bërë check up i hershëm

24 Mars, 14:47| Përditesimi: 24 Mars, 14:54

  • Share

Në Polikliniken e Fierit paraqiten shpesh qytetarë që vuajnë nga infeksionet dhe gurët në veshka por ka raste edhe raste të avancuara sic është mosfunksionimi i veshkave. Mjekja nefrologe, Merita Alimadhi shprehet se ndër shkaqet janë neglizhenca, jeta sedentare, keqyshqyrja, përdorimi i duhanit dhe alkoolit.

Merita Alimadhi: Vëmë re ne si mjeke nefrelogë që pacientet po na vijne te semure direkt ne stade te avancuara te semundjes se veshkave. Ne kemi nje numer te madh te pacienteve qe marin terapi zvendesuese, si transplant renal dhe hemodialize në rang qarku duke  perfshire Fierin, Lushnjen, Mallakastren. Kemi 200 paciente qe trajtohen me terapi zvendesuese qe eshte hemodializa dhe transplanti”.

Per te mos arritur deri tek dializa, nefrologia jep disa këshilla për qytetarët.

“Ne bejme thirje qe  popullsia te sensibilizohet  duke filluara nga nje stil jete e shendeteshme duke mare me teper lengje  mbi 2 litra uji ne dite  duke mare nje diete me pak kripe. Ne si nefrelog rekomandojme 150 minuta ecje në javë”,-është shprehur ajo. 

Në kuadër të ndërgjegjësimit për muajin dedikuar sëmundjeve të veshkave mjekja rekomandon “Check up” ose ndryshe Paketa e Kontrollit të Veshkave që ofrohet në strukturat shëndetësore publike. Këtu përfshihen analizat e gjakut, të urinës, eko.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?