Mauro Icardi dhe Wanda Nara

'Sëmundjen e mora vesh nga televizori', Wanda Nara: Icardi donte të linte futbollin

1 Gusht 2023, 15:43| Përditesimi: 1 Gusht 2023, 15:45

  • Share

Wanda Nara, bashkëshortja e Mauro Icardit, sulmuesit të Gallatasaray dhe Argjentinës, ka folur për javët e vështira që ka kaluar së fundmi. Një sëmundje (supozohet leucemi) ka prekur gruan e show-t dhe biznesit, me Narën që ia ka besuar historinë gazetarit të "Gente", Angel de Brito.

"Për sëmundjen time e mora vesh nga televizori", kjo është ajo që Nara i ka thënë gazetarit. "Më tha saktësisht se çfarë sëmundje është, por këtë fjalë nuk do ta them derisa ta bëjë vetë publike. Më tha se është ende në shok dhe po përpiqet të ndërgjegjësohet për sëmundjen që ka", tregoi gazetari.

Kjo është historia e sipërmarrëses, gruas dhe agjentes së Mauro Icardit, e ndarë nga Angel de Brito: “Ajo filloi trajtimin në klinikën e dytë argjentinase që vizitoi. Më pas këmbënguli ta vazhdonte trajtimin me një mjek argjentinas të rekomanduar nga Susana Giménez. Ajo do të flasë publikisht për sëmundjen kur të kthehet në Buenos Aires", tha de Brito.

Gazetari më pas tregoi se Nara e mori vesh lajmin nga televizioni, pasi mjeku nuk ia kishte dhënë një diagnozë dhe infermieret po qanin.

"Ishte e vështirë, sepse e mori vesh sëmundjen që kishte në televizion. Askush nuk ia tha, nuk ia konfirmuan një diagnozë finale, nuk bëri analiza përfundimtare. Infermieret erdhën duke qarë dhe iu kërkoi mjekëve që t’i thonin të vërtetën, çfarë po ndodhte, nëse do të vdiste, por askush nuk i dha asnjë informacion. Madje Icardi mendoi të hiqte dorë nga karriera e tij futbollistike. Iu deshën 12 ditë për t’i dhënë një diagnozë të saktë, teksa për ditë të tëra u fol mbi sëmundjen që kishte në televizion", tregoi gazetari.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?