Kim Jong-un

Sëmundje e re e rrugëve të frymëmarrjes, Koreja e Veriut mbyll kryeqytetin Phenian, bllokim pesë-ditor për qytetarët

25 Janar 2023, 19:09| Përditesimi: 25 Janar 2023, 19:12

  • Share

Autoritetet në kryeqytetin e Koresë së Veriut, kanë urdhëruar një bllokim pesë-ditor për shkak të rasteve në rritje të një sëmundjeje të paspecifikuar të frymëmarrjes.

Njoftimi nuk përmendte Covid-19, por thoshte se banorëve në qytet u kërkohej të qëndronin në shtëpitë e tyre deri në fund të së dielës dhe t'i nënshtroheshin kontrolleve të temperaturës.

Të martën, mediat vendase raportuan se banorët e Phenianit po blinin më shumë mallra dhe dyqanet po zbraseshin për shkak të frikës së një bllokimi më të madh se pesë ditë. Është e paqartë nëse zona të tjera të Koresë së Veriut kishin vendosur bllokime të reja.

Mediat e huaja i frikësohen deklarimit të rasteve pozitive me “sëmundjen e re” ende të paverifikuar dhe të paemërtuar, sepse Koreja e Veriut as kur ishte e “infektuar” me Covid-19 nuk ka deklaruar rastet e sakta, të paktën sipas mediave. The Guardian thotë se regjimi sekret nuk konfirmoi kurrë se sa njerëz u kapën me Covid, me sa duket sepse i mungojnë mjetet për të kryer testime të përhapura.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?