Semi Japupaj

Semi shqetëson fansat me postimin e fundit! Çfarë i ka ndodhur këngëtares? (FOTO)

28 Dhjetor 2021, 17:40| Përditesimi: 28 Dhjetor 2021, 17:43

  • Share

Semi Jaupaj është banorja që qëndroi pothuajse 50 ditë në shtëpinë e Big Brother VIP. Ajo u përmend sa qëndroi brenda shtëpisë për raportin me Donaldin dhe për mbrojtjen ndaj shoqes së saj Borës.

Së fundi ajo ka publikuar një foto në profilin e saj të Instagramit, ku ka shkruar: "Është ok të mos jesh mirë". Këngëtarja nuk duket edhe aq në formë të mirë.

Nuk dihet se nga çfarë është sëmurë Semi, mbase ndonjë grip sezonal, ose mbase gjendje e rënduar emocionale por këngëtarja nuk ka dhënë më shumë detaje.

InstaStory i publikuar nga Semi

Kujtojmë se këngëtarja gjatë kohës sa ishte në shtëpi ka treguar rreth betejës së saj me ankthin dhe shumë persona kanë aluduar se gjendja jo e mirë dhe mbishkrimi i fotos mund të lidhet me të.

Donaldi gjithashtu ka folur për Semin këto kohë. Duke folur për Semin, ai tha se e vlerëson shumë si njeri dhe shtoi se e kupton situatën mes saj dhe tij tani. Ndërkohë, vajzat e tjera thanë se do të reagonin njëlloj si ajo.

“Sido që të jetë unë Semin e vlerësoj shumë si njeri, sepse është njeri besnik. Unë e kuptoj situatën mes Semit dhe meje tani, por sërish kam super vlerësime për atë vajzë. Kam pasur vlerësim edhe jashtë në situata që ndoshta të tjerët nuk kanë pasur aq vlerësim sa kam pasur unë për të”, tha Donaldi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?