Semi Jaupaj

Semi Jaupaj pranë këngëtarit italian: Ne jemi të martuar por ky akoma nuk e di

29 Gusht 2022, 07:30| Përditesimi: 29 Gusht 2022, 07:32

  • Share

Këngëtarja Semi Jaupaj nuk ka munguar në festivalin ‘Sunny Hill’, ku për 3 ditë kanë performuar emra me famë botërore.

Mes tyre edhe këngëtari italian Tananai, mik i reperit Fedez. Semi ka publikuar një fotografi pranë Tananai dhe shkruan: “Ne të dy jemi martuar por ky akoma nuk e di, pastaj është dhe Fedez i martuar me Chiaran”.

Ndërsa nuk mungoi komenti i Bora Zemanit, mikeshës më të mirë të Semit.

“Ma mbaj mirë gocën ore“- shkruan Bora ku edhe i ka bërë tag këngëtarit të njohur Tananai.

Kujtojmë se Semi ka qenë në një marrëdhënie dashurie disa vjeçare me këngëtarin Bojken Lako.

Postimi në Instagram

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?