Semi i dedikoi këngë? Donaldi çuditet, ja reagimi i tij brenda shtëpisë së 'Big brother Vip'

15 Shkurt 2022, 21:16| Përditesimi: 15 Shkurt 2022, 21:33

  • Share

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Semi Jaupaj, publikoi këngën e re këtë të martë, në bashkëpunim me Yllin Limanin. Këngëtarja mendohet se vargjet “mos u kthe shko tek zemra tjetër që të pret”, ia ka dedikuar Donaldit.

Vlen të theksohet se Semi është shoqja e ngushtë e Bora Zemanit me të cilën aktori ka pasur një lidhje, por u “nda” dhe krijoi një tjetër brenda “BBV” me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Kënga e Semit është vendosur ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe Donaldi shihet që e ka dëgjuar me vëmendje.

Beniada ka qenë ajo e cila ka thënë se është kënga e re e Semit. Pasi e vendosën për herë të dytë, Donaldi ka parë Ilirin në sy duke nënkuptuar që është për të e ka nënqeshur.

“Shumë e bukur kënga e Semit, po pak e trishtë!”- është dëgjuar Donaldi të thotë më tej.

Kujtojmë se të gjithë u emocionuan për puthjen mes Borës dhe Donald Veshajt ndërsa ishte e ftuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Por disa muaj më pas ai tha se aty kishte hyrë vetëm, referuar gjithë konflikteve që kishte jashtë me moderatoren.

Edhe pas daljes së Trixës duket se Donaldi ende ndjen për këngëtaren. Madje dje u bëri thirrje vëllait të tij, Romeo Veshaj dhe fansave për t’i dërguar lule Beatrix-it.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bora: 15/02/2022 21:33

    Brava Semi e mrekullueshme kenga shume e bukur dhe shume e ndjere. Bora eshte me fat qe te ka shoqe. Donaldi e meriton te ngelet si m... ne shi pasi e degjoj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?