Selenicë/ Vijon prej mbrëmjes së djeshme zjarri në parcelat me ullinj në Dushkarak, banorët: Njoftuam zjarrfikësen, por s’ka ardhur

5 Tetor 2023, 15:40| Përditesimi: 5 Tetor 2023, 16:48

  • Share

VLORË- Një zjarr i rënë në parcelat me ullinj në fshatin Dushkarak të Selenicës vijon të jetë aktiv prej mbrëmjes së djeshme.

Banorët e fshatit shprehen për gazetarin e Report Tv Armand Xhelili se kanë njoftuar zjarrfikësen, por nuk ka shkuar.

“Kemi njoftuar zjarrfikësen, por nuk ka ardhur”, thanë banorët.

Ditët e fundit janë shfaqur vatra zjarri në disa qytete, ndërsa më problematiket kanë qenë në Fier. 

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?