Selena Gomez sqaron pse hoqi Dua Lipën nga Instagrami

4 Tetor 2023, 17:33| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 17:35

  • Share

Këngëtarja e famshme, Selena Gomez, së fundmi ka folur për thashethemet që kanë qarkulluar në internet ku thuhej se ajo kishte mosmarrëveshje me Dua Lipën prandaj e kishte bërë ‘unfollow’ në Instagram.

Selena për këtë gjë ka folur pasi u shfaq në kopertinën e edicionit të fundit të “Fast Company”.

Gomez shpjegoi: “Ishte një aksident. Po pastroja disa njerëz nga Instagrami im. Pastaj dikush më thirri në telefon dhe më tha: ‘Çfarë ndodhi me Dua-n?”, tha Selena, raporton DailyMail.

Menjëherë pas kësaj, Selena ka thënë se ajo e mbështeste Duan në çdo hap të saj, duke treguar edhe njëherë se nuk kishte asnjë mosmarrëveshje mes tyre.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?